Transmetuar më 27-06-2022, 18:16

Lezhë- Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Laç.

Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të fshatit Markatomaj.

Nga të dhënat e para raportohet se janë plagosur tre persona, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata janë nisur drejt spitalit të Traumës për të të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit. (noa.al/M.D)