Transmetuar më 27-06-2022, 18:04

Dibër – Jeta e një djali në moshë fare të re, u shua pasi një ekskursion me shokët u kthye në tragjedi duke i marrë jetën në lumin Drini i Zi.

Ali Lita, rreth 15 vjeç, sot rreth  orës 14.10, u gjend në fshatin Potgorcë, Maqellarë, ku kishte shkuar për të qëndruar me shokët.

E teksa ishte duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor tha se po kryen hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga dëshmitë e mbledhura bëhet e ditur se 15 vjeçari, nxënës i klasës së 9-të, ka qenë bashkë me shokët e klasës, në ekskursion në lumin Drin në fshatin Potgorcë, me rastin e mbylljes së shkollës.

I mituri është futur për t’u larë në lumë, dhe nuk ka mundur të dalë.

Trupi i fëmijës është gjetur rreth 5 km më poshtë, në fshatin Gradec, nga disa pushues që bënin plazh pranë lumit në këtë zonë. (noa.al/M.D)