Transmetuar më 27-06-2022, 17:24

Kosovë– Xhonatan Isufi, reperi i njohur si Don Xhoni është shoqëruar në polici pasditen e sotme.

Atij i është gjetur një revole e tipit Zastava dhe disa fishekë.

Sipas policisë arrestimi i tij është bërë në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë pas një kontrolli në makinën e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00.

Reperit i është konfiskuar një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe hjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm.

I dyshuari, sipas policisë është shoqëruar në stacionin policor, për t’u proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.

Don Xhoni po merret në pyetje në polici dhe nuk dihet nëse do të ngrihen akuza mbi të e nëse do të qëndrojë pas hekurave apo do të lirohet.