Transmetuar më 27-06-2022, 17:09

Gramsh- Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Gramsh.

Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasoje e këtij aksidenti janë plagosur 2 persona.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Paktos të Gramshit.

Policia ka shkuar në vendgjarje dhe po punon për zbardhur shkakun e aksidentit. (noa.al/M.D)