Transmetuar më 27-06-2022, 16:39

Tiranë- Ish-konkurentja e përputhen bëri bujë të madhe në momentin e parë që ajo u bë pjes e emijsonit.

Me hyrjen në “Përputhen” Sindi ra në sy të publikut pasi deklaroi se i ishte përkushtuar shkollës dhe se nuk kishte pasur kohë për një lidhje, ndaj ishte edhe e virgjër.

Që nga ai moment ish-konkurrentja është ngacmuar vazhdimisht rreth kësaj teme, ashtu si dhe së fundmi.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, dikush e ka pyetur në lidhje me virgjërinë.

“A je ende e virgjër?”, i shkruan dikush, të cilit Sindi ka vendosur që t’i përgjigjet publikisht.

“Hahahahahah kjo pyetje e përsëritur! Më falni, t’iu pyes dhe unë: a duhet të jap llogari për këtë pjesë? Për çfarë iu intereson a jam, a s’jam? Pse iu ka ngelur kaq shumë peng kjo virgjëria? Kaq mit është bërë ditët e sotme? Puthje”, është përgjigjur ish-konkurrentja e “Për’puthen”. (noa.al/M.D)