Transmetuar më 27-06-2022, 14:25

Ka ndërruar jetë një nga bukëpjekësit më të famshëm të Elbasanit, dhe ndoshta edhe në Shqipëri, Xhevat Koburja.

Xhevat Koburja ishte furxhiu më i spikatur në këtë qytet. Sipas qytetarëve të Elbasanit, ai prodhonte bukët më të shijshme, piqte tavat dhe ëmbësirat më të mira. Ndaj të gjithë donin të shkonin te Xhevati.

E ushtroi zanatin për 70 vjet me radhë dhe pa dyshim, nuk mbeti shtëpi elbasanase pa hyrë në furrën e tij.

Xhevati u bë i famshëm ‘ndërkombëtarisht’ për prodhimin e ëmbëlsirës tradicionale të Elbasanit, Ballokumen. Ballokumet e prodhuara prej tij shkuan si suvenire kudo nëpër botë.

Në këtë kuptim, ai u kthye në institucion i ruajtjes dhe përhapjes së traditës së gatimit dhe pjekjes në Elbasan. noa.al