Transmetuar më 27-06-2022, 11:31

GREQI – Policia greke ka arrestuar një shqiptar i cili akuzohet se qëlloi me thikë bashkëatdhetarin e tij natën e 20 qershorit.

Policia në Chalkidona bën me dije se shqiptari 64 vjeçar akuzohet për tentativë vrasjeje të një 60-vjeçari gjithashtu me origjinë shqiptare.

Natën e sulmit viktima mori plagë në gjoks dhe brinjë ndërkohë që nuk dihen shkaqet e përplasjes.

Sipas mediave greke, policia ishte në kërkim të 64-vjeçarit prej disa ditësh deri sa e gjeti në New Philadelphia.

Gjatë kontrollit, të moshuarit iu gjet thika me të cilën kreu sulmin.

Autori i dyshuar është arrestuar dhe pret hetimet e prokurorisë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”. noa.al