Transmetuar më 27-06-2022, 10:40

Thibaut Courtois është një portier i lumtur. Sezoni i fundit i jashtëzakonshëm dhe finalja e madhe e Ligës së Kampionëve i kanë dhënë atij titullin evropian, që e dëshironte aq shumë, La Liga-n dhe duartrokitjet unanime të kritikëve, të njëjtët që jo shumë kohë më parë e përjashtuan nga renditja dhe nominimet për portierin më të mirë në botë.

Ajo finale e Parisit do ta shoqërojë gjithmonë belgun në kujtime, tani edhe në këmbë. Courtois ka bërë një tatuazh për ta përjetësuar atë natë dhe trofeun e fituar në “Stade de France” me detaje të ndryshme.

Gjëja e parë që të bie në sy është porta, e thurur me tulla, duke penguar çdo top të futet në të, siç bëri portieri madrilen ndaj Liverpool-it. Përpara, inicialet dhe numri i tij, TC1, bashkë me “kupën veshëgjatë” 2022 të gdhendur në të.

Një kujtim i pashlyeshëm për belgun, i cili ka vendosur ta mbajë gjithmonë me vete natën kur preku qiejt e Parisit dhe futbollit.