Transmetuar më 27-06-2022, 09:59

Një sherr mes sulmuesit të Manchester City, Phil Foden dhe partneres së tij Rebecca Cooke ka ndodhur ndërsa ata janë me pushime në Korfuz.

Sipas Daily Mail, 22-vjeçari ishte duke u larë në det kur e dashura e tij i ka kontrolluar telefonin. Mesa duket ajo ka lexuar disa mesazhe të futbollistit që kanë shkaktuar një debat të madh mes çiftit.

Të pranishmit kanë kapur në video momentin kur Rebecca, e dashura e yllit të City-t i bërtet atij, duke i kërkuar llogari për mesazhet që gjendeshin në telefonin e tij.

Dyshja, që ka dy fëmijë së bashku, ka debatuar me tone të ashpra.