Transmetuar më 27-06-2022, 07:44

Greqi- Grabitje e pazakontë në Selanik.

Hajdutët vjedhin kasafortën e një biznesmeni duke e hedhur atë nga kati i 6-të.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15 të mëngjesit.

Persona ende të paidentifikuar, u futën në banesën e biznesmenit dhe mundën të ‘shkulin’ kasafortën 400 kg e ta hedhin nga kati i 6-të i apartamentit.

Rënia e kasafortës ka shkaktuar dëmtime si në katin e poshtëm ashtu edhe në trotuar. Gjithashtu raportohet se zhurma ka qenë e fortë.

Më pas hajdutët e kanë futur në automjetin e tyre dhe janë arratisur. Protothema