Transmetuar më 26-06-2022, 21:11

ITALI- Arrestohenh 5 italianë dhe 6 shqiptarë në Itali.

Ata akuzohen për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike, si dhe mbajtje të armëve luftarake.

Hetimet kanë konstatuar se grupet kriminale kanë zhvendosur prodhimin e drogës nga Shqipëria në provincat e Barit dhe Foggia. Në operacion u sekuestruan dy plantacione, të rritura në serra, të përbëra nga mbi 8000 bimë marijuanë.

Hetimet e kryera në aksin Cerignola-Bisceglie-Bari-Oria kanë dokumentuar furnizimin në zonat Foggiano dhe Brindisi dhe transportin me rrugë tokësore nëpërmjet korrierëve shqiptarë. Arrestimet u kryen në Pulia dhe Lombardi. Burimi: ilsipontino