Transmetuar më 26-06-2022, 19:07

TIRANË- Edicioni i parë i “BBV – Big Brother VIP Albania” ka thyer rekorde të shikueshmërisë. Por kur do të fillojë përsëri?

Producentja e këtij reality show, Lori Hoxha, ka zbuluar detaje se kur do të nisë ‘BBV2’.

E pyetur nga ndjekësit në Instagram, ajo ka treguar se BBV2 do të nisë në fund të muajit dhjetor.

“Në fund të dhjetorit, direkt pas përfundimit të Fifa World Cup 2022 që do të pushtojë ekranin gjithë nëntorin dhe shumicën e dhjetorit dhe do të ketë hapësirën e dedikuar në Top Channel si gjithmonë.

Por deri atëherë programacioni ditor dhe ai prime do të jetë “on top”, ndaj dhe nuk do e ndjeni shumë mungesën”, shkruan Lori. (noa.al/M.D)