Transmetuar më 26-06-2022, 19:11

Bllokohen në Valbonë tre alpinistë shqiptarë.

Mësohet se 3 alpinistët kanë ngatërruar rrugën pasi janë ndarë nga grupi tjetër i shokëve.

Ata kanë mbetur tek vendi i quajtur ‘Bjeshka e Zharit të Gjeles’, ndërsa njëri prej tyre është dëmtuar në njërën këmbë.

Alpinistët kërkuan ndihmë nga policia dhe banorët e zonës, ndërsa mësohet se pritet që të mbërrijë një helikopter për t’i marrë, pasi terreni është shumë i vështirë për t’u aksesuar.

Ky sezon ka nisur me mjaft probleme me turistët dhe një nga arsyet është edhe mungesa e guidave të posaçme orientuese.