Transmetuar më 26-06-2022, 16:52

FIER– Mësohet se zjarri ka përfshirë tokat me bar dhe parcelat me grurë. Madje nga terreni raportohet se nga zjarri rrezikohen edhe disa banesa e stalla me bagëti.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Roskovec ndërsa në ndihmë ishin edhe ato të Patosit e të Fierit pasi flakët kanë prekur rreth 20 hektarë sipërfaqe toke.

Megjithatë zjarri po përhapet edhe më ‘ndihmë’ nga era e fortë në zonë.