Transmetuar më 26-06-2022, 11:19

Një kasaphanë e vërtetë ka ndodhur në një klub nate në Afrikën e Jugut.

Trupat e 17 të vdekurve u gjetën në Enyobeni, raporton BBC.

“Rrethanat rreth incidentit janë nën hetim”, tha një zëdhënës i policisë për kanalin televiziv Newzroom Africa. “Nuk duam të bëjmë asnjë spekulim në këtë fazë”, tha Tembinkosi Kinana.

Të afërmit e viktimave nuk kanë mundur t’i shohin trupat, thonë raportet dhe vendasit kanë kërkuar që vendi të mbyllet. Një numër i madh i personelit të shërbimit të urgjencës janë në vendngjarje.