Transmetuar më 26-06-2022, 07:36

Athinë- Kryeqyteti grek nuk ka qenë aspak i qetë gjatë natës së kaluar. Grupe njerëzish kanë sulmuar një detashment jashtë zyrave të PASOK-ut.

Sulmi ka ndodhur në Charilaou Trikoupi por është prekur edhe detashmenti jashtë Ministrisë së Kulturës, në rrugën Bouboulinas.

Një grup prej rreth 50 personash kanë djegur kosha në rrugën Tosica dhe rrugicat përreth. Ndërkohë që ka raportime për një makinë të djegur në kryqëzimin e Navarinou dhe Char.

Bëhet e ditur se pak para orës 21:00, efektivët e policisë së Grupit DRASI kanë marrë sende nga persona të panjohur në kryqëzimin e rrugëve Stournari dhe Tsamadou. Gjithashtu blutë e kryeqyteti grek janë kundërpërgjigjur me përdorimin e kimikateve. Ende është e paqartë se cili ishte motivi i këtyre sulmeve.