Transmetuar më 25-06-2022, 23:03

Fillimet e tij si aktor humori, Olsi Bylyku i kishte te ‘Portokalli’ ku ai spikati me nofkën ‘kimikati’.

Pasi mori pak famë, ai u largua nga “Top Channel” për të kaluar në “Tv Klan”. Por pavarëshit këtij vendimi duket se Olsi duket se ruan marrëdhënie të mira me stafin e vendit ku ka punuar.

Së fundmi, ata e kanë futur në ‘kurth’ aktorin, duke ngritur një akuzë kundër tij.

Në emisionin e moderuar nga Salsano Rrapi dhe Adi Pojana është një rubrikë ku personazhe të ndryshme merren në telefon dhe iu bëhet një rreng. ‘Në rrjet’ këtë herë ka rënë Olsi i cili ka marrë një telefonat nga gazetarja e emisionit e cila e akuzoi se ka marrë rroba nga gardëroba e Top Channel.

Olsi ra pre e lojës duke thënë se do të pyesë të ëmën nëse gabimisht ka marrë rroba nga gardëroba e “Portokalli”

Biseda:

Gazetarja: Jam Anxhela, të marr nga Top Channel. Jam shefja e re e garderobës.

Olsi Bylyku: Gëzohem si jeni.

Gazetarja: Duke qenë se sapo kam marrë statusin e ri dhe kam marrë pozicionin e ri, jemi duke bërë një inventar. Kam kuptuar që për ty kanë patur shumë respekt.

Olsi Bylyku: Më ka marrë malli shumë.

Gazetarja: Unë e kam marrë shumë seriozisht punën time edhe kemi bërë një inventar të të gjitha viteve të fundit dhe më rezulton që bashkë me nja tre aktorë të tjerë ti në 2016 ke marrë tre bluza. Njëra shkruan “Revolution, një kostum gri dhe një mente. I ke marrë në 2016-tën.

Olsi Bylyku: Si i kam marrë? I kam marrë me vete jashtë garderobës?

Gazetarja: Rezulton që njeriu i fundit që i ka marrë ke qenë ti.

Olsi Bylyku: Shiko mos ka ndonjë gabim se…

Gazetarja: Zonjat përveç asaj më kanë shkruar në kllapa “Kimikati”, i vetmi që ka bërë Kimikatin ke qenë ti se këtë e dimë.

Olsi Bylyku: Se di, tani po i them mamit të kontrollojë çfarë kemi në shtëpi mos i ka marrë. Por se mbaj mend që ti kem marrë ndonjëherë kështu nga gardëroba.

Gazetarja: Ne është mirë të vish nesër edhe ti dorëzosh.

Olsi Bylyku: Sot do të shikoj në shtëpi nëse janë sigurisht që do i sjell. Por nëse nuk ajnë si do ia bëjmë.

Gazetarja: Nëse nuk janë… problemi është që zyra ligjore e Top-it, më kanë thën që vlera e këtyre bluzave për ty është 100 euro.

Olsi Bylyku: E kuptova. Ma keni bërë si ofertë. Ja po flas sot edhe ishalla të kem një bluze q ëtë paktën të jap 500.

Gazetarja: Mirë është që ti gjesh të gjitha. Shpresoj të mos ma marrësh për keq. Tani u kujtova që nga ato tutat që ka pasur veshur ti ke një ushkurë tutash që duhet ta sjellësh. Janë nga këta rripat e tutave.

Olsi Bylyku: Kam marrë vetëm rrypin.

Më tej pasi në telefon foli Salsano Rrapi, Olsi e kuptoi se ishte pjesë e një rregu, duke e marrë me shumë sportivitet.

“S’jeni në terezi. Thash mos kam marrë ndonjë gjë nga turneu thashë se lash nam.”- u shpreh aktori.