Transmetuar më 25-06-2022, 18:20

Itali- Krim i rëndë në një familje italiane. Një grua u gjend e pajetë mëngjesin e sotëm në Rimini, Itali.

Sipas mediave italiane, gruaja e moshës 33-vjeçare dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi i saj 47-vjeçar, i cili u arrestua me akuzën e vrasjes. Trupi i 33-vjeçares u gjet në dhomën e gjumit, pasi fqinjët e saj ngritën alarmin kur dëgjuan britmat e gruas. Më pas ata trokitën në derë derisa burri e hapi atë.

Dyshohet se 47-vjeçari ka përdorur një okllai (Një shkop që hap petët) për të goditur gruan, ndërsa sipas policisë krimi i tmerrshëm ka ndodhur në sy të fëmijës së tyre 6 muajsh.

Sipas një rikonstruksioni fillestar të kryer në vend nga policia, gruaja u godit disa herë në kokë dhe në fyt. Vrasja erdhi pas një diskutimi lidhur me mosmarrëveshjet për menaxhimin e foshnjës 6-muajshe, të cilën babai nuk e kishte parë prej kohësh.

Viktima, në fakt, ishte kthyer në Rimini prej rreth një jave, pasi ishte larguar nga partneri pas problemeve që kishin lindur në çift. Mëngjesin e sotëm, pas një sherri të dhunshëm, burri e ka goditur vazhdimisht gruan me okllai në kokë dhe me thikë në fyt dhe më pas e ka mbështjellë me çarçaf.

Pas mbërritjes së agjentëve, burri, i cili kishte gjurmë të gjakut të viktimës në trupin e tij, ishte ulur në dhomën e ngrënies dhe qëndronte i qetë, ndërsa gruaja ishte shtrirë përtokë në një pellg gjaku brenda dhomës së gjumit.

Ai u arrestua dhe u dërgua në burg. noa.al