Transmetuar më 25-06-2022, 17:41

Tiranë- Ndërron jetën në spital drejtuesi i motorit që u përplas me betonieren në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të TEG-ut.

E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues A. H., 41 vjeç.

Si pasojë e përplasjes E. T., drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.

Vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.