Transmetuar më 25-06-2022, 15:56
Itali-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 43-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Klodjan Zoga ka ndërruar jetë pas sherrit me pronarin e një dyqani.
Ai kërcënoi me thikë një zejtar, i theu xhamin e dyqanit të tij, u plagos rëndë dhe u largua.
Ai u gjet i vdekur pak kilometra më tutje me makinën me të cilën ishte arratisur.
Klodjan Zoga ishte me banim në Poggiardo dhe punonte murator.
Shqiptari mëngjesin e djeshëm shkoi i armatosur me thikë në Cocumola, duke kërcënuar pronarin e dyqanit me të cilin kishte pasur një mosmarrëveshje në të shkuarën.
Pas kërcënimeve, ai dëmtoi një xham por u plagos dhe u largua me makinën e tij.
Karabinierët u lajmëruan nga shoferët kalimtarë. (noa.al/M.D)