Transmetuar më 25-06-2022, 14:09

MEKSIKË- Bashkëshorti 79 vjeç, vret gruan 21 vjeçe.

Ngjarja ndodhi në një restorant në Mexico City ditën e premte.

21-vjeçarja Yrma Lydia e cila sapo kishte nisur karrierën në muzikë, u qëllua me armë në restorantin Suntory Del Valle në jug të qytetit, nga bashkëshorti i saj Jesús Hernández Alcocer.

Sipas Daily Mail, sekretari i Sigurisë për kryeqytetin Mexico City, Omar García Harfuch ka deklaruar se 79-vjeçari është vënë në pranga së bashku me një grua tjetër e cila e shoqëronte.

"Një burrë qëlloi tre herë me armë gruan e tij, ai u vu në pranga së bashku me një grua tjetër që e shoqëronte atë”-tha Omar García Harfuch, Sekretari i Sigurisë për Mexico City.

Klientët në restorant kanë dëshmuar se fillimisht ka patur një debat mes palëve, më pas 79-vjeçari ka qëlluar 3 herë në drejtim të 21-vjeçares.