Transmetuar më 25-06-2022, 13:25

Berat- Një 50-vjecar ka hipur në taracën e një pallati 5 katësh në lagjen 8 Nëntori në Berat dhe kërcënon se do të hidhet.

50-vjeçari Ardian Dardha,  jeton prej 3 vitesh me qira në pallatin nga ku po kërkon që të hidhet.

Ardian Dardha i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, nuk pranon që të lirojë banesën me qera, të cilën ia paguante bashkia.

Ndërkohë, ai nuk del nga banesa ku ka jetuar sepse pretendon qe është e tija.

Në vendngjarje kanë mbërritur punonjës të policisë dhe zjarrfikëses që po negociojnë me Dardhën, që të zbresë nga tarraca e pallatit. (noa.al/M.D)