Transmetuar më 25-06-2022, 11:39

Tiranë- Një farmaci është grabitur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Autori ka qëlluar xhamin e farmacisë me pistoletë me zara metalikë.

Mësohet se nga sulmi nuk ka pasur të lënduar.

Persona të maskuar kanë hyrë duke marrë të gjithë paratë e xhiros ditore.

Policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor është duke kqyrur kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin.

Nuk dihet ende shuma e parave që është marrë nga farmacia, ndërkohë që në zonë ndodhen disa biznese të tjera, përfshirë pika të këmbimit valutor. (noa.al/M.D)