Transmetuar më 24-06-2022, 21:52

Spanjë- Policia spanjolle zbulon një shtëpi bari në mes të Valencias. Në pranga janë vënë tre shqiptarë.

Ata u kapën pasi kishin ngritur një plantacion marijuane me pothuajse 2 mijë bimë brenda një magazine. Droga u gjet krejt papritur kur një agjent i policisë spanjolle kishte hasur në erën e fortë të marijuanës në një magazinë në zonën industriale të qytetit.

Më pas ka mbërritur policia spanjolle ku gjeti plantacionin e drogës në magazinën modifikuar sikur shiste divanë, nën mbishkrimin ‘Divanë në masën tuaj’.

Agjentët kontrolluan vendin në prani të pronarit të saj ku u gjetën 3 shqiptarët që kalonin natën brenda dhe prej disa ditësh nuk kishin dalë prej saj.

Ato kishte 4 dhoma të mëdha ku mbante 1900 bimë marijuanë, përveç materialeve të ndryshme të nevojshme për kultivim: 247 llamba, 132 ventilatorë, 9 filtra ajri, 9 radiatorë termikë, 10 kohëmatës dhe 7 rezervuarë uji.

Të tre shqiptarët nga 24 deri në 50 vjeç u arrestuan nën akuzën e krijimit të grupit kriminal dhe trafikut të drogës.