Transmetuar më 24-06-2022, 15:16

Një ditë pas samitit të KE që votoi çeljen e negociatave për Ukrainën dhe Moldavinë për në BE, ka reaguar ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

Me tone të ashpra Lavrov krahasuar BE-në dhe NATO-n me Hitlerin në Luftën e Dytë Botërore. Ai tha se ata po përgatisin një sulm ushtarak ndaj Rusisë.

“BE dhe NATO po krijojnë një koalicion për të bërë një luftë kundër Rusisë”, tha Lavrov.

Më tej ai shtoi se edhe Adolf Hitleri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore mblodhi një numër të konsiderueshëm të vendeve europiane nën flamurin e tij për një luftë kundër Bashkimit Sovjetik.

“Ne do të vëzhgojmë nga afër situatën”, shtoi Lavrov, duke folur në një konferencë për shtyp në Baku pas takimit me ministrin e jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov.