Transmetuar më 25-06-2022, 08:15

"Ne si gra nuk kemi një forum për të diskutuar thellësinë e këtyre problemeve. Fjala vjen, unë kam humbur nëntë fëmijë nga abortet". Kështu ka deklaruar Sharon Stone në Instagram.

Aktorja e njohur ka komentuar një postim në profilin social të revistës “People” kushtuar balerinës Peta Murgatroyd, e cila së fundi ka folur për një abort që ka pësuar teksa bashkëshorti i saj Maks Chmerkovskiy ishte në Ukrainë.

Aktorja ka dashur të ndajë dëshminë e saj për të shprehur solidaritetin me të gjitha gratë: “Nuk është një gjë e vogël, fizikisht apo emocionalisht. Megjithatë, ne jemi bërë të ndiejmë se është diçka që duhet duruar vetëm dhe fshehurazi në një lloj sensi.

Ky është dështim, në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe kujdesin shumë të nevojshëm nga të tjerët, për të cilat kemi kaq shumë nevojë".

Sharon Stone tani është nënë e tre fëmijëve të birësuar: Roan Joseph, Quinn Kelly, Laird Vonne.