Transmetuar më 23-06-2022, 18:54

Spanjë- Gjithçka ndodhi gjatë një feste sportive. Por eventi mund të ishte kthyer në tragjedi me rastin e promovimit të Gironas në La Liga.

Skuadra katalanase tre vjet pas rënies së fundit, ka rifituar promocionin së bashku me Almerian dhe Valladolidin. Megjithatë, festa rrezikoi seriozisht të kthehej në tragjedi. Fotografja zyrtare e Girona Nuri Marguí ka humbur ekuilibrin dhe ka qenë një hap larg rënies nga autobusi. Vajza nuk ka vënë re praninë e një peme teksa punonte, me degët që e shtynin mbrapsht në pjesën e pasme të mjetit.

Në atë moment Nuri u gjend në anën tjetër të autobusit me kokë poshtë. Edhe pak sekonda dhe fotografja do të kishte rënë poshtë. Fatmirësisht, disa lojtarë e kuptuan se çfarë po ndodhte dhe nxituan drejt vajzës për ta shpëtuar.