Transmetuar më 23-06-2022, 18:45

AUSTRALI- Më shumë se 1 miliard dollarë drogë është shkatërruar, ndërsa policia vazhdon një goditje të madhe ndaj krimit të organizuar në Australi. Sot, rreth 1.5 ton drogë, duke përfshirë më shumë se 400 kg metamfetaminë dhe më shumë se 500 kg kokainë, u shkatërruan të mërkurën nga policia pasi u sekuestruan gjatë dy viteve të fundit, ndërsa në pranga përfunduan dy shqiptarë.

Të dy, të paidentifikuar, por do të përballen me akuza që mund t’i mbajnë përjetë pas hekurave të burgut. Ngjarja vjen pasi Policia e Victorias hapi të enjten një operacion të madh të trafikut të drogës, duke sekuestruar kokainë me vlerë 20 milionë dollarë në një nga sekuestrimet më të mëdha të drogës në historinë e shtetit. Policia zbuloi 45 kg drogë, që u kontrabandua në Victoria nga Greqia e fshehur brenda një xhuboksi.

Sipas policisë australiane kokaina ishte markuar me numrin e famshëm të LeBron James si një reflektim i cilësisë së saj të lartë.

Policia thotë se zbulimi duhet të jetë një paralajmërim për trafikantët e tjerë se sado i sofistikuar të jetë operacioni i tyre, autoritetet do t’i kapin ata. (noa.al/M.D)