Transmetuar më 23-06-2022, 17:43

GREQI-  Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke pasi duke lëvizur në zonën e Eksarkisë dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme në 8 makina.

33-vjeçari shqiptar, me precedentë të mëparshëm penalë, u arrestua mbrëmjen e së martës, pasi akuzohet se kishte plaçkitur 8 automjete të parkuara.

Policia tha se ka arritur ta prangosë pas një ndjekjeje, për ta çuar në Seksionin e Sigurimit të Eksarkias dhe prej andej në prokurori.

Arrestimi i shqiptarit u bë në orën 21:30 të së martës. Oficerët e policisë kanë marrë sinjal  për një person të çuditshëm i cili është parë duke grabitur një Smart të parkuar.

Ata nxituan për në vendngjarje, e lokalizuan brenda Smartit të plaçkitur dhe i kërkuan të dalë jashtë. Por shqiptari doli dhe në vend që të dorëzohej, filloi të vrapojë.

Policia pas një ndjekjeje e kapi dhe e dërgoi në Sigurimin e Eksarkias, ku sipas hetimit, rezultoi se kishte vjedhur me thyerje tetë automjete të tjera të parkuara. (noa.al/M.D)