Transmetuar më 23-06-2022, 14:57

Arjon Luli ka reaguar lidhur lidhur me disa deklarime të Serena Sulit e ciila tha se ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Luli, i kishte shkruar dhe kërkuar pas ndarjes së tyre.

“Kam qenë në Lezhë te familja. Nuk ka çfarë të bëjë me mua”, deklaroi modelja e njohur për “twerk”-un.

“A të merr malli për Serenen, sepse e humbe vet me largimin tënd. Pfff ca mashkulli”, i shkruan dikush dhe ai i përgjigjet:

“Preferova të largohem unë sepse nuk është e lehtë për 1 femër edhe të ndash, edhe të largohesh nga shtëpia. Ajo vuajti veç mungesën time asgjë tjetër. Qenkam unë mashkull i keq?!”.

Më pas një tjetër e pyeti: “E pse e ndave Serenën? Jepeni një herë e mirë përgjigjen e vërtet” dhe ish-konkurrenti i “Për’puthen” shprehet: “Jo tradhti, po mungesë respekti”.

Ndërsa në fund ka bërë një postim në “Instastory” ku shkruan: “Jo të gjithë ish-at janë të këqij. Më shiko mua, jam ish-i i dikujt dhe jam më i miri”.