Transmetuar më 23-06-2022, 12:12

Vlorë- Prej 48 orësh OSHEE ndërpret energjinë në zyrat e ALEAT në Vlorë.

Kjo situatë ka krijuar radhë të gjata dhe kolaps, pasi qytetarët nuk mund të marrin shërbimet për shkak të mungesës së energjisë.

Mësohet se OSHEE ka shkëputur energjinë elektrike për ALEAT, pasi këta të fundit janë debitorë ndaj shpërndarësit të energjisë elektrike.

Sipas burimeve zyrtare nga OSHEE nga ALEAT ka një debi e papaguar në vitin 2020 është bërë shkak përr prerjen e energjisë elektrike, e cila është rilidhur në mënyrë të paligjshme nga ALEAT. Gjoba nuk është paguar ende e për këtë arsye kjo zyrë është gjobitur. Pra gjoba e papaguar është bërë shkak për ndërprerjen e energjisë nga OSHEE duke krijuar kaos në zyra. noa.al