Transmetuar më 23-06-2022, 08:17

GREQI- “Mad Video Music Awards 22”, ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve muzikore në Athinë u shoqërua me përleshje mes pjesmarrësve. Protagonistët e ngjarjes së rëndë ishin dy persona që u përleshën me rojet e sigurisë duke shkaktuar kaos absolut në arenë.

Eventi u ndërpre për rreth 15 minuta derisa janë qetësuar gjakrat.

Protothema raporton se e plagosur ka mbetur moderatorja e njohur greke Roula Koromila dhe është lënduar lehtë këngëtarja Elena Paparizo. Një foto e publikuar e tregon moderatoren Koromila në shkallë duke marrë ndihmën e parë.

Sa i përket Elena Paparizou, ajo ndodhej shumë pranë vendit ku ka ndodhur përleshja. Aju u përplas dhe vrapoi për t’u larguar nga vendi. Sherri nisi në podiumin zyrtar, teksa dy persona kanë nisur të shtyhen me njëri-tjetrin, ndërsa turma është afruar për t’i ndarë.

Ky episod ndodhi teksa Ioanna Paliospyrou ishte në skenë dhe do t’i jepte artistes Elena Paparizou çmimin e baladës më të mirë të vitit, e cila në atë kohë ndodhej në vendet VIP.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe për ngjarjen ka nisur një hetim.