Transmetuar më 23-06-2022, 07:55

Afganistan- Një tërmet shkatërrues goditi dje Afganistanin. Lëkundja me magnitudë 6.1 shkaktoi mbi 1000 të vdekur dhe mbi 1500 të plagosur, raportojnë mediat. Një numër i paidentifikuar personash janë varrosur nën rrënojat e shtëpive, dhe bilanci pritet të rëndohet.

Province juglindore Paktika është goditur më rëndë.

OKB po përpiqet të sigurojë strehim urgjent dhe ndihmë ushqimore.

Përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga reshjet e shiut dhe mungesa e mjeteve dhe infrastrukturës.

Tërmeti goditi rreth 44 km (27 milje) nga qyteti i Khost dhe lëkundjet u ndjenë deri në Pakistan dhe Indi.

Afganistani është në mes të një krize humanitare dhe ekonomike, dhe Abdul Qahar Balkhi, një zyrtar i lartë i talebanëve. Ai shtoi se qeveria ishte “e paaftë financiarisht të ndihmonte njerëzit në masën që është e nevojshme.”

Kreu i Kombeve të Bashkuara, António Guterres tha se agjencia ishte “mobilizuar plotësisht” për katastrofën.