Transmetuar më 22-06-2022, 23:10

HUNGARI- Një moment ankthi pati gjatë provës artistike në Kampionatin Botëror të Notit që po zhvillohet në Budapest. Notarja Anita Alvarez në fund të performancës së saj humbi ndjenjat, ndoshta në një ndërthurje stresi dhe lodhjeje, duke mos dalë nga uji.

Trajnerja e saj u hodh menjëherë në pishinë, duke notuar në shpëtimin e amerikanes, e cila më pas u rikuperua pa pasoja, duke u nxjerrë nga uji me ndihmën edhe të një personi tjetër.