Transmetuar më 22-06-2022, 19:04

Tiranë- Prej disa muajsh, Robert Berisha është një lidhje me Laureta Maqedonici. Lajmin e bëri publike vetë ai, duke treguar se bëhet fjalë për diçka serioze. Lidhja mes tyre duket se po shkon shumë mirë, madje biondina nga Prishtina është duke e shoqëruar Robertin në thuajse çdo mbrëmje muzikore.

Dyshja nuk ngurojnë herë pas here të ndajnë edhe foto të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, Laureta është ankuar pasi Roberti nuk e lejon të bëjë video. Ai shfaqet prapa saj duke bërë fytyra gazmore dhe të dy qeshin.

“S’të len me bo nje video”, ka shkruar Laureta. (noa.al/M.D)