Transmetuar më 22-06-2022, 18:23

SHBA- Një ngjarje trondtiëse ka ndodhur në një market në Detroit të SHBA-ve.

Një person futet brenda ambienteve të këtij dyqani duke i drejtuar armën një burri që mbante në krah fëmijën e tij.

Për fatin e mirë të babait dhe të fëmijës duket se arma ka ngecur në momentin e fundit, teksa agresori nuk ka mundur ta shkrepë dhe si pasojë e kësaj është larguar nga marketi, që mund të ishte kthyer në vendngjarjen e një krimi makabër.

Pamjet në fakt u shpërndanë nga Policia e Detroit, në përpjekjen e tyre për të identifikuar autorin e sulmit.

Mësohet se agresori që shihet qartë në video është kapur nga Policia dhe po hetohet e gjithë ngjarja, ndërsa faktin që arma ngeci dhe nuk u shkrep e kanë konfirmuar vetë ekspertët e Policisë. (noa.al/M.D)