Transmetuar më 22-06-2022, 16:29

Greqi- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një fëmijë 2-vjeçar është gjetur pa ndjenja në det.

Djali i mitur është nxjerrë nga deti dhe i është dhënë ndihma e parë nga personat që ishin përreth dhe një mjek pediatër.

Më pas ai është marrë nga autoambulanca dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Chalkidiki, ku ndodhet i shtruar në spital.

Për ngjarjen është njoftuar Autoriteti Portual i Nea Moudania, nga A.Τ. Kasandra.

Babai 41-vjeçar i të miturit në fjalë u arrestua nga Departamenti i II Portual Nea Moudania pranë Autoritetit Portual Qendror të Selanikut, ku kryen hetimet paraprake, për shkelje të nenit 306 të Kodit Pena (ekspozimi i një të mituri në rrezik). (noa.al/M.D)