Portugezi Cristiano Ronaldo po shijon pushimet me familjen dhe në kohën e lirë shfrytëzoi rastin për t’iu dhuruar ndjekësve të tij një nga top-kërcimet e verës. "Zhbërthehu, godit dhe luaj", – ka shkruar "7" si sqarim për kërcimin e realizuar me Alicia Averio dhe Cristiano Jr.
Duket se lajmi i keq i shkatërrimit të makinës së tij luksoze nuk e ka prishur humorin e Cristiano Ronaldos, i cili aktualisht po pushon me familjen e tij në Mallorca. Një nga makinat e tij, "Bugatti Veyron", u përfshi në një aksident rrugor pranë Mallorca dhe u dëmtua rëndë.
Siç raporton tabloidi "Ultima Hora", makina është përplasur në portën e hyrjes së një klubi për arsye ende të panjohura. "Bugatti Veyron", 1200 kuaj fuqi, e aftë të shkojë nga 0 në 100 km në vetëm 2.8 sekonda dhe me një shpejtësi maksimale prej 410 km/h, pësoi dëmtime të rënda në pjesën e përparme.
Dëmtime serioze janë shkaktuar edhe në një depozitë butani që ndodhej në afërsi të ndërtesës, me të cilën u përplas automjeti luksoz. Së fundi është zbuluar se kush ishte në timon, në momentin e aksidentit, njëri nga bodiguardët e yllit portugez. Pra, vetë Cristiano Ronaldo nuk ishte duke vozitur.
Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit me vlerë pak më shumë se 2 milionë euro. Ky "Bugatti Veyron" u ble nga kampioni portugez në vitin 2016, pas fitores së Kampionatit Europian. Askush nuk u lëndua nga aksidenti, fatmirësisht, ndërsa oficerët e policisë janë duke rindërtuar ngjarjen dhe hulumtuar shkaqet e asaj që ndodhi.