Transmetuar më 22-06-2022, 07:50

ANGLI- Vendoste kamera sekrete në dhomat e gjumit të grave për të filmuar pamjet intime, kapet hidrauliku pervers në Angli.

The Sun shkruan se  Leslie Burton, vendoste pajisje sekrete ndërsa montonte kaldaja me gaz.

Burton ishte filmuar teksa vendoste kamerën e tij  pranë shtratit. Aty ai madje gjen një lodër seksi.

Ndërsa në një tjetër shtëpi në Sheffield ai filmoi dhe skena të turpshme.

Burton u kap në një "kamerë dado" të vendosur nga pronarët e shtëpisë për të mbajtur në kontroll fëmijët e tyre të vegjël.

Policia arrestoi Burton dhe gjeti  mjaft pamje shqetësuese në kompjuterin e tij.