Transmetuar më 21-06-2022, 19:00

Beograd- Evropa i ka kërkuar Serbisë që të mbajë pozicion të qartë se me kë do rreshtohet, me Rusinë, apo BE?

Duke komentuar deklaratën e fundit të presidentes së Këshillit të Europës, Ursula Von Der Layer, ministri i Jashtëm serb, Aleksandër Vulin deklaroi se, Serbia është vetëm në anën e saj dhe shtoi se drejtohet nga i fundit lider i lirë që ka mbetur në rajonin e Ballkanit perëndimor.

“Serbia gjatë gjithë historisë së saj ka qenë objekt i shantazheve dhe ultimatumeve të shumta. Pyetja ka qenë gjithmonë në anën e kujt jemi. Serbia është në anën e saj, Serbia është në anën më të mirë të historisë me të cilën njerëzit e zonjës von der Layen dhe shumica e popujve që përbëjnë Bashkimin Europian nuk mund të mburren. Serbia e udhëhequr nga burrështetasi i fundit i lirë i Evropës, Aleksandër Vuçiç, është në anën e saj. Serbia respekton vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare dhe kjo është arsyeja pse ne nuk e kuptojmë se integriteti territorial i Ukrainës është i shenjtë, dhe integriteti i Serbisë jo. Ultimatumi fillon me një kusht dhe vazhdon me një tjetër. Le të vendosim sanksione ndaj Rusisë, le të njohim të ashtuquajturën Kosovë, le të lëmë Republikën Srpska, të jemi pjesë e saj dhe kur t’i përmbushim të gjitha këto, ja ku është në vitin 2033 dhe ndoshta do të jemi më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Nëse Aleksandër Vuçiç do të kishte pranuar të vendoste sanksione ndaj Rusisë dhe të njihte Kosovën, do të kishin harruar marrëzitë që përsërisin në media për diktaturën, mungesën e sundimit të ligjit dhe gënjeshtra të ngjashme. Deri në fillimin e konfliktit në Ukrainë, Bashkimi Evropian foli për Kievin “Një nga vendet më të korruptuara në Evropë, dhe tani i shpall ata një vend kandidat. Lërini serbët të vendosin vetë dhe mos i kërcënoni me forcë, ju mund të merrni një përgjigje që nuk do t’ju pëlqejë,” ka thënë ministri Aleksandar Vulin.