Transmetuar më 21-06-2022, 13:05

KOSOVË- Pas disa vite bashkë dhe kur dukej se ishte një ndër çiftet më të lumtur, Blero dhe Afrona, së fundmi duket se po i japin fund martesës.

Në media dhe rrjete përflitet prej disa javësh dhe ata nuk kanë reaguar publikisht.

Një tjetër detaj është vënë re në postimin e fundit të Afronës në Instagram ku duket se ajo nuk e mban më unazën e martesës, detaj që i ka bërë fansat të dyshojnë se konfirmon ndarjen e tyre.

Më herët çifti nuk ndiqeshin më në instagram. Blero kur është pyetur për këto lajme që kanë qarkulluar në media, këngëtari është munduar që t’i shmangë duke mos dhënë një përgjigje të saktë. Por Afrona duket se i ka vënë ‘vulën’.