Transmetuar më 21-06-2022, 11:28

Maltë- Gjithçka ndodhi në një restorant në Ghar Lapsi në maltë.

Një kamarier shqiptar u cilësua si ‘hero’ pasi shpëtoi nga mbytja një turiste që po jepte shpirt për shkak të ushqimit.

Shqiptari Endri Demaj ishte kamarier në këtë restorant. Patricia Neto, 73-vjeçe po konsumonte ushqim kur u mbyt nga një thelë mishi.

Vetë e moshuara, Patricia ka rrëfyer për mediat se nuk mund të merrte frymë e se ishte e sigurt se do të vdiste.

Miqtë e saj thirrën për ndihmë kamarierin dhe Endri u përgjigj shpejt, duke ia hequr nga fyti.

Pasi ia doli, njerëzit që ishin të pranishëm në restorant filluan të duartrokasin.

Ja që ka edhe shqiptarë ‘heronj’. noa.al

Burimi: https://lovinmalta.com/news/news-human-interest/heroic-albanian-waiter-saves-customer-from-choking-on-her-food-at-ghar-lapsi-restaurant/