Transmetuar më 21-06-2022, 10:30

GREQI- Tronditëse ajo që ka ndodhur në Larisa. Një nënë ka mbajtur për 42 vite në banesë vajzën e saj.

76-vjeçarja vdiq në shkallët e pallatit ku ajo jetonte, pasi po kthehej nga tregu, raportojnë mediat greke. (https://www.protothema.gr/greece/article/1256523/upothesi-kunododas-sti-larisa-mitera-kratouse-kleismeni-tin-kori-tis-gia-42-hronia-se-diamerisma/)

Pas vdekjes së saj, u zbulua se e moshuara mbante në banesë të fshehur vajzën, tashmë 51-vjeçe.

Me urdhër të prokurorit është thirrur Shërbimi Social i Bashkisë së Larisës dhe tashmë po heton për kushtet e jetesës së 51-vjeçares e cila sipas të njëjtave informacione duket se e ka kuptuar situatën. Hetimet po vijojnë për të kuptuar arsyen se përse gruaja është mbajtur në banesë për dekada të tëra.

Mësohet se babai i 51-vjeçares ka ndërruar jetë disa vite më parë. noa.al