Transmetuar më 21-06-2022, 09:59

Rusi- "Më mirë të vdes në Rusi se sa në shtëpi"! Ishte kjo deklarata e aktores dhe blogeres së bukur urakinase që ka ngjallur mjaft debat.

Elizabeth Vasilenko e bëri këtë pohim gjatë një interviste në “Youtube” në muajin mars të vitit 2021. Në atë kohë trupat e presidentit rus, Vladimir Putin, ende nuk kishin nisur pushtimin në Ukrainë.

Por, për shkak të tensioneve të gjata midis dy vendeve, fjalët e saj përfunduan duke e futur atë në listën e zezë në “Peacemaker” – një uebsajt ukrainas i cili emërton dhe turpëron ata që mbrojnë çdo ndjenjë pro-ruse.

Në momentin kur nisi pushtimi rus në shkurt të këtij viti, ylli ukrainas shfrytëzoi rastin për të kërkuar falje. 23-vjeçarja ka pranuar se i vinte “turp” për ato që kishte thënë dhe pretendoi se që atëherë ajo kishte ndryshuar opinionet e saj.

“Më vjen turp dhe kam vuajtur shumë urrejtje për këtë – po më ndjek tani për një vit. Unë e kuptova vërtet thelbin e asaj që kisha thënë kur filloi lufta”, tha aktorja, e cila është nga rajoni Dnieper, i vendit të rrethuar.

Duke kërkuar falje, Vasilenko ka shtuar se prioritetet e saj kanë ndryshuar shumë dhe tashmë është një Elizabeth ndryshe nga ajo që ishte një vit më parë. noa.al