Transmetuar më 21-06-2022, 08:02

SPANJE – Ndarja e Shakirës me Pique ka qenë lajmi që ka bërë xhiron e botës.

Disa grafite të shkruara janë shfaqur në afërsi të shtëpisë së familjes që këngëtarja kolumbiane ka në Barcelonë.

Në to mund të lexosh një sërë mesazhesh në anglisht, ku shkruhet, si "Të dua grua e bukur", "Po vij për ty, dashuria ime", ose "Unë jam gati të martohem me ty tani dhe të mbështes ty".

Tensioni i momentit vazhdon, edhe pse pas dy javësh nga lajmi i bujshëm, lojtari i Barcelonës është parë teksa ka mbërritur në shtëpinë e ‘ish’-it të tij për të marrë fëmijët dhe për t’i çuar në shkollë.

Thashethemet vazhdojnë të përhapen për lëvizjet e radhës të Shakirës, si dhe të Pique. Edhe pse këngëtarja kolumbiane synon të vendoset në Miami, futbollisti ka kaluar disa ditë pushimi në Stokholm, pasi është me pushime para se të nisë parasezonin me Barcelonën pas dy javësh.

Në ato pushime, një nga ndalesat e tij ka qenë Suedia, ku Gerard Piqué ka qenë i ftuar nga administratori i Spotify, sponsori i ri i Barcelonës. Gjatë qëndrimit të tij, qendërmbrojtësi i Barçës mori pjesë në një festë, ku nuk mungonte asgjë; madje ai është parë i shoqëruar nga një influencuese bjonde skandinave e quajtur Katrin.

Vëllai i këngëtares ka vendosur të shkojë në komisariat për të hequr këto grafite. Por ky nuk është i vetmi shqetësim i familjes, Shakira ka marrë shënime në kutinë e saj postare nga një individ tjetër.