Transmetuar më 20-06-2022, 15:28

Ka habitur me deklaratat e saj modelja Serena Sula.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Shqipëri Live” për të folur për këngën e saj.

Por ndër të tjera, ajo ka treguar edhe për një deklaratë që ka bërë për fituesin e “Big Brother VIP”, Ilir Shaqirin, për të cilin është shprehur se e ka “ngacmuar seksualisht”.

Ajo u shpreh se ka qenë duke bërë make-up pasi kishte një intervistë në Top Channel, ku e kishte takuar balerinin e njohur. Sipas saj, ata kanë shkëmbyer kontaktet dhe janë takuar.

“Ishte hera e parë që u takuam, kur një personi i shndrisin sytë, s’ke çfarë të thuash më. Ishim te make-up, e më tha “shyqyr na hapi sytë një femër e bukur”. Ku je, se nuk na u fut në BB VIP një femër e hajrit. Pastaj më tha ‘je një femër seks apil’. Shkëmbyem numrat.

Ne jemi takuar më pas. Ça nuk ka ndodhur. Gruaja e tij në Itali çfarë ka bërë gjashtë muaj kur Iliri nuk ishte. Edhe unë e kam pëlqyer Ilirin si person.

Çdo gjë ka ndodhur me pëlqimin e njëri-tjetrit. A më the kur isha këtu me kë do bëj seks, unë thashë Ilirin dhe e plotësova dëshirën”, tha Serena.