Transmetuar më 21-06-2022, 08:00

"Këto foto mund të përfaqësojnë fillimin e diçkaje të re, por ju dhe unë e dimë se e gjitha kjo filloi shumë më herët. Unë të dua Sergio Ramos, sot dhe gjithmonë". Me këto fjalë, Pilar Rubio ka festuar përvjetorin e tretë të martesës me Sergio Ramos në rrjetet sociale.

Por festa nuk u ndal me kaq. Pikërisht duke përfituar nga moti i mirë dhe pushimet e futbollistit të PSG, çifti ndodhet prej disa ditësh në Meksikë, në një udhëtim “solo” për të shijuar njëri-tjetrin me më shumë intimitet në një vend parajsor.

Imagen de una 'Júnior Suite'.

‘Las Ventanas al Paraíso’ është resorti ekskluziv ku e kanë festuar 3-vjetorin e martesës Sergio Ramos dhe Pilar Rubio. Konkretisht, dhe siç e ka publikuar “Lecturas”, ky resort luksoz ka pamje nga ujërat e Paqësorit. Megjithatë, nuk është i disponueshëm për të gjithë. Dhomat më të lira, suitat luksoze, lëvizin rreth 1000-1200 euro për natë, ndërsa vilat e tejkalojnë shumë atë çmim.

Así es el resort donde se habrían alojado Sergio Ramos y Pilar Rubio para celebrar su aniversario de boda.

“Në bregun spektakolar të shkretëtirës së Los Cabos, ku dielli, rëra dhe deti bashkohen, ‘Las Ventanas al Paraíso’, një vendpushim i grupit ‘Rosewood’, ripërcakton përgjithmonë luksin dhe kënaqësinë me një shërbim dhe vëmendje ndaj detajeve të pakrahasueshme”, – shpjegohet në faqen e internetit.

Ashtu siç pritej, gjatë qëndrimit të tyre, futbollisti dhe prezantuesja televizive kanë shijuar çdo luks të resortit. Dhoma luksoze, deri në pesë restorante, vende për t’u çlodhur, plazhe parajsore, pishina të mëdha, një spa dhe madje palestër plotësisht e pajisur.

Así es el resort donde se habrían alojado Sergio Ramos y Pilar Rubio para celebrar su aniversario de boda.

Krahas të gjitha këtyre llojeve të shërbimeve, çifti pati mundësinë të shijonte edhe lloje të tjera aktivitetesh. Kështu, resorti ofron, për shembull, golf, snorkeling ose kajak, mes sporteve të tjera, mësime tenisi, kalërim, ekskursione në shkretëtirë dhe kurse gatimi.