Transmetuar më 20-06-2022, 11:24

Tiranë- Pas mjaft debatesh, Sunny Hill rikthehet në Prishtinë. Ka reaguar kryebashkiaku Erion Veliaj i cili e shikon pozitivisht rikthimin në kryeqytetin kosovar. Në një reagim në rrjetet sociale, Veliaj thotë se është "shumë i lumtur" që festivali i organizuar nga artistja shqiptare Dua Lipa dhe familja e saj, do të zhvillohet në Prishtinë dhe në Tiranë.

Reagimi i Veliajt:

Sunny Hill Festival – Edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë! ???????? ♥️????????

Shumë i lumtur që edicioni special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në 4, 5, 6 e 7 gusht, kurse në Tiranë në 26, 27 dhe 28 gusht.

Një super lajm! ❤️

BASHKË! ???????? #SharingIsCaring

Ishin vetë organizatorët që vendosën transferimin e festivalit në Tiranë pas një përplasjeje me autoritetet kosovare për dhënien me koncesion 99-vjeçar të tokës ku do të zhvillohej "Sunny Hill". Akuzat përfshinë politikën ku nuk munguan reagimet nga të dyja palët. Tashmë ngërçi është zgjidhur dhe festivali do të mbahet në të dy kryeqytetet, ku fillimisht në Prishtinë do të zhvillohet në ditët e para të gushtit dhe në Tiranë.