Transmetuar më 20-06-2022, 09:52

KOSOVË- Ministrat e kabinetit qeveritar Rama nisen me autobus drejt Kosovës.

Fotoja i nisjes së tyre drejt Prishtinës është publikuar nga Ministria e Drejtësisë, Ulsi Manja. Në vend të parë shihet se është ulur Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Jashtem Olta Xhaçka.

"Rrugës për Prishtinë,"- shkruan Manja krah fotos.

Ceremonia zyrtare e pritjes 11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim 12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV” Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë. 12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare 12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave 18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj.