Transmetuar më 20-06-2022, 01:19

Regjisori i njohur, fitues i çmimit Oskar, Paul Haggis u arrestua të dielën pasi akuzohet se tentoi të kapë me zor për ta përdhunuar, një grua në Itali dhe arriti të shuajë epshet për dy ditë me radhë.

Haggis u ndalua për hetimin e pretendimeve se ka sulmuar seksualisht një grua në Italinë jugore, thanë mediat italiane të lajmeve, duke cituar prokurorët vendas, raporton noa.al.

Haggis, me origjinë kanadeze, fitues i çmimit Oscar, 69 vjeç, shkoi në Itali për një festival filmi që fillon të martën në Ostuni, një qytet turistik në Pulia.

Agjencia e lajmeve LaPresse dhe disa media të tjera italiane cituan një deklaratë me shkrim nga prokurorët në qytetin e Brindisit që njoftuan se po hetonin kallëzimin nga një "grua e re e huaj" e cila tha se ishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale "jo konsensuale" gjatë dy ditëve të premten dhe të shtunën.

Avokati i Haggis, Priya Chaudhry, tha se megjithëse nuk mund të diskutonte provat sipas ligjit italian, “kam besim se të gjitha akuzat do të hidhen poshtë kundër zotit Haggis".

"Ai është krejtësisht i pafajshëm dhe i gatshëm për të bashkëpunuar plotësisht me autoritetet në mënyrë që e vërteta të dalë shpejt", shtoi avokati.

Prokurorët Antonio Negro dhe Livia Orlando, të cilët po kryejnë hetimet, thanë në deklaratën se gruaja ishte “detyruar të kërkonte kujdes mjekësor” pas marrëdhënieve seksuale.

Pas nja dy ditësh “marrëdhëniesh jo konsensuale, gruaja u shoqërua nga i dyshuari në aeroportin e Brindisit të dielën dhe “u la aty në agim, pavarësisht kushteve të pasigurta fizike dhe psikologjike”.

Haggis është regjisor, producent dhe skenarist. Ai fitoi një Oscar në 2006 për skenarin më të mirë origjinal për filmin "Crash".

Prokurorët gjithashtu u cituan të kenë thënë se gruaja "formalizoi ankesën e saj dhe citoi rrethana të cilat më pas u shqyrtuan për konfirmim nga hetuesit". Ata nuk cituan kombësinë apo moshën e saj. /noa.al